Bajrami akuzon Kurtin për mashtrim: A nuk po ndjeheni të zhgënjyer?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti duke akuzuar për mospërputhje mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit aktual qeverisës.
Përmes një reagimi publik, Bajrami iu drejtua qytetarëve që, sipas saj, kanë reaguar pa e lexuar plotësisht postimin e saj të fundit duke i ftuar të rikthehen te një deklaratë e Kurtit nga viti 2018. Ajo ngriti pyetjen nëse qytetarët ndihen të mashtruar nga zhvillimet e fundit.
Në postimin e saj, Bajrami preku edhe çështjen e fermerëve duke paralajmëruar se do të publikojë më shumë detaje lidhur me subvencionet e vonuara, për të cilat pretendon se po shoqërohen me gjoba nga ATK-ja.
Ajo gjithashtu i ftoi qytetarët të pyesin vetë fermerët për ndryshimet në gjendjen e tyre ekonomike që nga ardhja në pushtet e Kurtit duke shtuar kritika edhe për shpenzimet qeveritare. /Kosova.info/
