Sadiku: Qeveria nga “WhatsApp” në “Facebook”, 99% e punës takime dhe fotografi

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale duke e cilësuar atë si “qeveri të takimeve dhe fotografive”.

Sipas Sadikut, që nga dita e votimit të saj, pjesa dërrmuese e aktiviteteve të ekzekutivit përbëhet nga takime, publikime në rrjete sociale dhe udhëtime, të financuara nga taksapaguesit.

Ai theksoi se përveç prezencës mediatike, qeveria po merret edhe me përurime të projekteve të nisura vite më parë, të cilat, sipas tij, janë inauguruar disa herë radhazi.

“Nga Qeveria e WhatsApp-it, kemi kaluar në Qeverinë e Facebook-ut. Thjesht amatera”, u shpreh Sadiku duke vënë në pikëpyetje seriozitetin dhe efektivitetin e punës së ekzekutivit. /Kosova.info/

Go to TOP