Prishtina drejt krijimit të Trupës së Baletit –Halimi paralajmëron hapjen e aplikimeve
Drejtoresha e Kulturës në Kryeqytet, Sibel Halimi, ka bërë të ditur se pas inaugurimit të Orkestrës së Kryeqytetit, tashmë janë përgatitur kriteret për formimin e Trupës së Baletit dhe Vallëzimit Modern.
Sipas saj, shumë shpejt pritet të publikohet thirrja për aplikime duke u hapur kështu një mundësi e re për artistët e rinj në fushën e vallëzimit.
Halimi është shprehur se kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e jetës kulturore në Prishtina duke e afruar kryeqytetin me standardet e qyteteve të mëdha ku arti skenik ka rol qendror në jetën publike.
Ajo theksoi se Trupa e Baletit dhe Vallëzimit Modern do të shërbejë si një platformë për promovimin e talenteve të reja, pasurimin e skenës artistike dhe prezantimin e performancave në ngjarjet më të rëndësishme të kryeqytetit. /Kosova.info/
