Çmimet e naftës në Kosovë në javën e tretë të luftës në Iran

Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të karburanteve.

Rritja e çmimeve është efekt i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota. Radio Evropa e Lirë vizitoi disa pompa të benzinës, dhe sipas krahasimit me 3 marsin, çmimet janë rritur për disa centë.

REL-i po ashtu kishte vizituar më 9 mars po këto pompa benzine, kur ishte vërejtur po ashtu shtrenjtim i naftës.

Çmimet e naftës nisën të rriteshin që nga fillimi i luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.Në këtë fotografi shihet se brenda 13 ditësh (3 mars - 16 mars) ka pasur një rritje për 20 centë në çmimin e naftës në pompën e Exfis-it në Kosovë.Më 9 mars, në këtë pompë çmimi i euro dieselit ishte 1.49 euro.
Çmimet e naftës nisën të rriteshin që nga fillimi i luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

Në këtë fotografi shihet se brenda 13 ditësh (3 mars – 16 mars) ka pasur një rritje për 20 centë në çmimin e naftës në pompën e Exfis-it në Kosovë.

Më 9 mars, në këtë pompë çmimi i euro dieselit ishte 1.49 euro.
Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës vendosi masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.Në këto fotografi pasqyrohet dallimi i çmimeve të naftës në periudhën 3-16 mars. Ndërkaq, më 9 mars, në këtë pompë benzine të kompanisë HIB, çmimi për diesel ishte 1.55 euro.
Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës vendosi masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Në këto fotografi pasqyrohet dallimi i çmimeve të naftës në periudhën 3-16 mars. Ndërkaq, më 9 mars, në këtë pompë benzine të kompanisë HIB, çmimi për diesel ishte 1.55 euro.
Në këtë fotografi mund të shihni dallimin në çmime të derivateve të naftës më 3 dhe 16 mars.Rritje e çmimeve vërehet në dy lloje të karburantit diesel.Në këtë pompë të HIB-it, çmimi për një litër Diesel më 9 mars ishte 1.55 euro.
Në këtë fotografi mund të shihni dallimin në çmime të derivateve të naftës më 3 dhe 16 mars.

Rritje e çmimeve vërehet në dy lloje të karburantit diesel.

Në këtë pompë të HIB-it, çmimi për një litër Diesel më 9 mars ishte 1.55 euro.
Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.Raportohet se SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.

Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.

Raportohet se SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike.Pavarësisht se çmimi për LPG në këtë pompë të Shell-it nuk ka ndryshuar që nga 3 marsi, rritje vërehet në llojet e ndryshme të karburanteve.Shembull, karburanti Diesel fuelsave më 9 mars ishte 1.50 euro për litër.
Pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike.

Pavarësisht se çmimi për LPG në këtë pompë të Shell-it nuk ka ndryshuar që nga 3 marsi, rritje vërehet në llojet e ndryshme të karburanteve.

Shembull, karburanti Diesel fuelsave më 9 mars ishte 1.50 euro për litër.
Edhe te kjo pompë e Valoni Petrol vërehet rritje e çmimit të derivateve. Përderisa më 3 mars, një litër naftë Diesel këtu shitej për 1.34 euro, më 9 mars çmimi arriti në 1.46 euro, ndërkaq, pas dy javësh, përkatësisht më 16 mars ky produkt shitet për 1.55 euro për litër.Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të nxisë një spirale të rritjes të çmimeve të produkteve të tjera.Me shtrenjtim të naftës bota u përball edhe pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Edhe atëbotë, autoritetet në Kosovë vendosën marzhë tregtare me qëllim që të kontrolloheshin çmimet e derivateve.
Edhe te kjo pompë e Valoni Petrol vërehet rritje e çmimit të derivateve. Përderisa më 3 mars, një litër naftë Diesel këtu shitej për 1.34 euro, më 9 mars çmimi arriti në 1.46 euro, ndërkaq, pas dy javësh, përkatësisht më 16 mars ky produkt shitet për 1.55 euro për litër.

Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të nxisë një spirale të rritjes të çmimeve të produkteve të tjera.

Me shtrenjtim të naftës bota u përball edhe pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Edhe atëbotë, autoritetet në Kosovë vendosën marzhë tregtare me qëllim që të kontrolloheshin çmimet e derivateve.

Go to TOP