Çmimet e naftës në Kosovë në javën e tretë të luftës në Iran
Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të karburanteve.
Rritja e çmimeve është efekt i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota. Radio Evropa e Lirë vizitoi disa pompa të benzinës, dhe sipas krahasimit me 3 marsin, çmimet janë rritur për disa centë.
REL-i po ashtu kishte vizituar më 9 mars po këto pompa benzine, kur ishte vërejtur po ashtu shtrenjtim i naftës.

Në këtë fotografi shihet se brenda 13 ditësh (3 mars – 16 mars) ka pasur një rritje për 20 centë në çmimin e naftës në pompën e Exfis-it në Kosovë.
Më 9 mars, në këtë pompë çmimi i euro dieselit ishte 1.49 euro.

Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Në këto fotografi pasqyrohet dallimi i çmimeve të naftës në periudhën 3-16 mars. Ndërkaq, më 9 mars, në këtë pompë benzine të kompanisë HIB, çmimi për diesel ishte 1.55 euro.

Rritje e çmimeve vërehet në dy lloje të karburantit diesel.
Në këtë pompë të HIB-it, çmimi për një litër Diesel më 9 mars ishte 1.55 euro.

Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.
Raportohet se SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Pavarësisht se çmimi për LPG në këtë pompë të Shell-it nuk ka ndryshuar që nga 3 marsi, rritje vërehet në llojet e ndryshme të karburanteve.
Shembull, karburanti Diesel fuelsave më 9 mars ishte 1.50 euro për litër.

Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të nxisë një spirale të rritjes të çmimeve të produkteve të tjera.
Me shtrenjtim të naftës bota u përball edhe pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Edhe atëbotë, autoritetet në Kosovë vendosën marzhë tregtare me qëllim që të kontrolloheshin çmimet e derivateve.
