Hamza: Ndryshimet për presidentin jo në fund të mandatit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se PDK ka qenë vazhdimisht e hapur që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë, por jo dy orë para se t’i skadojë mandati presidentes.
Sipas tij, për një dokument kaq të rëndësishëm, edhe deputetët nuk kanë pasur materialet e nevojshme.
“PDK ka qenë vazhdimisht e hapur që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë, por jo dy orë para se t’i skadojë mandati presidentes. Për një dokument kaq të rëndësishëm, as deputetët nuk i kanë materialet”, ka thënë Hamza, pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Pas pak pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani sa i përket zgjedhjes së presidentit.
