Nottinghami eliminon Fenerbahçen nga Liga e Evropës
Nottingham Foresti e ka eliminuar Fenerbahçen nga Liga e Evropës dhe ka avancuar në një të tetën e finales.
Nottinghami u mposht 2:1 në shtëpi të enjten mbrëma, por fitorja 3:0 nga ndeshja e parë ka mjaftuar për avancim tutje.
Kerem Akturkoglu i shënoi të dy golat për skuadrën turke, kurse Callum Hudson-Odoi realizoi për vendësit.
Shorti për Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, tërhiqet të premten në mesditë.
