18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

Për dy net rresht, të shtunën më 21.02.2026 në Biancade (TV) dhe të dielën më 22.02.2026 në Spresiano (TV) u organizuan dy mbrëmje të hareshme festive për nder të pavarësisë së Kosovës me nipat e legjendës së folklorit burimor shqiptar, Feriz Krasniqi. 

Vazhdimësia e zërit të Feriz Krasniqit 

Ne që jemi rritur me këngët epike të legjendës së folklorit burimor shqiptar, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e nipave të tij me këngët e përzgjedhura të gjyshit të tyre. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Feriz Krasniqit, Petrit e Feriz Krasniqi e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të gjyshit të tyre.

Duhet përmendur edhe anëtarin e tretë të grupit, violinistin e talentuar Fitim Gegaj, i cili, përveçse bënte mrekulli me telat e violinës, i jepte shije magjepse zërit të çiftelisë dhe sharkisë në duart e dy folkloristëve të shkëlqyeshëm.

Vlen për të theksuar, se në të dyja mbrëmjet, për zërimin u përkujdes DJ Albi, emër tashmë i njohur në mërgatën tonë.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor. 

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në mbrëmjen e së dielës në lokalin “DEA CAFFE” në Spresiano, por fakti pse isha aty, ishte jehona e një nate më parë lokalin “BAR HOSTARIA LOVA” në Biancade, në të cilin ishte krijuar një atmosferë madhështore, në frymën e pastër kombëtare.

Florim ZEQA

Go to TOP