E pabesueshme: Kjo është pozita ku është emëruar Bislimi nga Kurti

Besnik Bislimi është emëruar të udhëheqë Zyrën për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, sipas një vendimi të Kryeministrit Albin Kurti.

Vendimi mban datën 20 shkurt 2026 dhe është nënshkruar nga Albin Kurti.

Sipas dokumentit zyrtar që ka publikuar “Demokracia.com”, mandati i Bislimit në këtë detyrë zgjat sa mandati i Kryeministrit.

Ai obligohet të deklarojë pasurinë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dokumenti i është dërguar Bislimit, Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së dhe Arkivit të Qeverisë.

Bislimi ka qenë i dyti për nga rëndësia dhe funksionet në qeverinë paraprake të Albin Kurtit, ku i ishte besuar edhe udhëheqja e vetë Dialogut Kosovë – Serbi.

Go to TOP