Osasuna e shokon Real Madridin
Real Madridi është shokuar të shtunën mbrëma duke u mposhtur në udhëtim nga Osasuna me rezultatin 2:1.
Me këtë humbje, Reali, ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në garën për titull kampioni.
Ndeshja ndërmjet Osasunas dhe Realit i takoi javës së 25-të të La Ligas.
Osasuna e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Ante Budimir nga penalltia në minutën e 38-të.
Vinicius Junior i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 73-të.
Ndërsa sulmuesi spanjoll, Raul Garcia, e shënoi golin e fitores 2:1 për vendësit në minutën e 90-të.
Për Realin ishte disfata e parë pas tetë fitoreve radhazi në elitë. Ndërsa në total ishte humbja e tretë këtë edicion. Ka edhe 19 fitore dhe tri barazime.
Reali është lider me 60 pikë. Dy pikë më pak ka Barcelona në vendin e dytë. Por Barça e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Të dielën nga ora 16:15, Barça e pret Levanten.
Osasuna renditet në pozitën e nëntë me 33 pikë.
