Vuçiq para një salle të mbushur me njerëz, detyroi një grua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte protagonist i një ngjarjeje të paprecedent.

Ai gjatë një vizite në qytetin e Borit, e detyroi një banore që përballë një salle të mbushur plot me njerëz dhe në prani të fëmijës së saj me aftësi të kufizuara të zbulonte se i njëjti nuk ishte djali i saj biologjik.

Sipas mediave serbe, gruaja po i tregonte Vuçiqit për vështirësitë që haste në marrjen e ndihmës sociale për të birin. Ndërkaq, presidenti i Serbisë e shtyu atë të fliste hapur për këtë çështje, gjë që e detyroi atë të tregonte se 13-vjeçarin nuk e kishte lindur ajo.

Go to TOP