Rivarrimi i Agron Gjocajt rikthen kujtesën e luftës
Sot, në Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Baballoq, në prani të familjes, bashkëluftëtarëve, qytetarëve të shumtë, si dhe përfaqësuesve institucionalë, u zhvillua ceremonia e rivarrimit të Agron Sadri Gjocaj, Dëshmor i Kombit.
Mes lotësh, krenarie dhe nderimi, Agroni u kthye për të prehur përgjithmonë pranë bashkëluftëtarëve të tij, në tokën e shenjtë të lirisë që ai e deshi dhe e mbrojti me jetën e vet. Ai ra heroikisht më 18 gusht 1998, duke u bërë dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë.
Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, si dhe Komandanti i Zonës së Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj.
Sakrifica e dëshmorëve është themeli i lirisë sonë. Emri i Agron Gjocajt do të jetojë përjetë në histori dhe në zemrat e popullit.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
/Kosova.info/
