Aksident mes dy automjetesh në Prishtinë, mbesin të lënduar dy persona

Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillarestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njoftoi ai.


Go to TOP