Sllovenia dhe Suedia përshëndesin Kosovën për ditën kombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga liderë ndërkombëtarë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një letër të veçantë, Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, theksoi përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni duke e konsideruar këtë platformë si një mekanizëm të rëndësishëm për dialog dhe koordinim rajonal.

Ndërkaq, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i dërgoi Presidentes Osmani një mesazh urimi duke i shprehur dëshirat më të mira për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani falënderoi të dy liderët për urimet dhe për mbështetjen e tyre duke theksuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

🇽🇰🇸🇮 Hvala, gospa predsednica!

🇽🇰🇸🇪 Tack, Ers Majestät!

Go to TOP