Kurti “i shqetësuar” për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Ata guxuan t’i kapin armët për liri, akuzat të papranueshme

“I shqetësuar”, u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për akuzat që rëndojmë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, dhe kërkesave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënimin e tyre me afro dy shekuj burgim.

Albin Kurti i quajti “të papranueshme” në fjalimin e tij gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në nder të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ne përkulemi me nderim para dëshmorve…Brengosemi që krerët e UÇK-së po akuzohen padrjetësisht sepse ata guxuan të marirn armët për liri dhe kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit.”

Kurti vazhdoi të thotë se akuzat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë “nuk qëndrojnë” dhe se ata kanë hequr kontekstin historik të luftës çlirimater shqiptare.

“Krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve ka bërë Millosheviqi. Barazimi mes krerëve të UÇK-së është i papranueshëm për ne dhe i paqëndrueshëm”, tha Kurti.

Go to TOP