Rahoveci me fitore bindëse ndaj Prishtinës

Prishtina e Rahoveci e kanë luajtur ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi me rezultatin bindës, 47:32.

Për Rahovecin ishte fitorja e 14-të e edicionit. Me 28 pikë e mban vendin e parë.

Prishtina është e parafundit me shtatë pikë.

Granit Kadiri i realizoi 14 gola për “vreshtarët”. Nëntë i shtoi Mali Luzha.

Te Prishtina më efikasi ishte Enis Kuleta me 10 gola. Nëntë i kishte Albi Gjuka.

Ndeshjet tjera të xhiros janë të dielën. /Kosova.info/


Go to TOP