Kurti për procesin gjyqësor në Hagë: Orvatje që bie ndesh me të vërtetën
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti e ka nisur fjalimin e tij të ekspozesë para deputetëve të legjislaturës së dhjetë duke përmendur procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Kërkesa e Prokurorisë për dënimin prej 45 vitesh për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krimet kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi gjenocidal është shtrembërim faktik e historik, i padurueshëm për familjet e viktimave.
Ai theksoi se në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare dhe se ato janë kryer nga regjimi jugosllav nën udhëheqjen e Millosheviqit.
