Haxhiu: Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për Qeverinë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për formimin e qeverisë. “Për këtë do të njoftoheni me kohë”, u tha Haxhiu deputetëve.
Kuvendi i Kosovës cilësohet i konstituar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si nënkryetare e legjislaturës së dhjetë dhe votimit të pesë nënkryetarëve: Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.
