Tahiri: Kosova humbi për një vit, do të votojmë kundër në votimin e Qeverisë

Besnik Tahiri nga AAK pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, tha se si subjekt politik kanë abstenuar gjatë votimit për shkak se ky rezultat i sotshëm do të duhej të vinte para një viti. Ai tha se vota e tyre shkon kundër zgjedhjes së Qeverisë.

“Kosova humbi për një vit të gjitha veprimet dhe beneficionet që do të mund t’i kishte. Pyetja që sot e shtroi çdo qytetar i Kosovës është ‘pse nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës para një viti?’. AAK në dy votimet abstenoi për shkak se dhe atëherë edhe tash ka qenë pro konstituimit të Kuvendit, ka dhënë alternativa  e propozime për të mos ardhur në këtë situatë ku Kosova humbi dhe qytetarët i morën rezultatet dhe u dëmtuan skajshmërisht”, tha ai.

Tahiri tha se do të marrin pjesë në votimin e Qeverisë por se “nuk e dinë programin politik, lista e kandidatëve për ministra, por një e dimë se siç ka ndodhur herën e kaluar edhe tani, me një procedurë të shpejtë e pa prezantimin e një programi po vjen një kabinet qeveritar që ende është i panjohur”.

“Do të jemi në seancë dhe do të jemi kundër kësaj”, tha ai, për votimin e Qeverisë. 


Go to TOP