Haradinaj pritet nga presidentja Osmani, flasin për Bordin e Paqes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me ftesë të presidentes Vjosa Osmani ka zhvilluar një diskutim me të, mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Haradinaj ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, të ftuar nga presidenti amerikan Donald J. Trump.

“Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”,  ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP