Ferizaj prezanton tri përforcime të reja
Ferizaj ka zyrtarizuar dy përforcime në afatin kalimtar të dimirit.
Klubi ferizajas ka bërë të ditur ardhjen e Kai McKenzie-Lyle, Plarent Fejzaj dhe Arlind Sejdiu.
Gardiani i ri i Ferizajt është portieri njëzet e tetë vjeçar Kai McKenzie-Lyle, reprezentues i shtetit të Guyanës. Sipas njoftimit të klubit, ai është i formuar në akademinë e klubit anglez Barnet dhe me përvojë edhe te Liverpool U23.
Ndërkohë, mesfusha e Ferizaj është përforcuar me futbollistin shqiptar Plarent Fejzaj. Ai vjen pas angazhimit të fundit te FK Kukësi në kampionatin shqiptar.
Tjetër transferim ka qenë ai i Arlind Sejdiut, i cili vjen me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, pasi ka luajtur në Superligën e Finlandës me FC Lahti dhe FC Inter, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e FC Haka.
Sezonin pranveror Ferizaj e ka nisur me humbje minimale nga Drita. Aktualisht Ferizaj gjendet në pozitën e parafundit në tabelën e Superligës kosovare të kryesuar nga Ballkani.
