Ndërroi jetë Sali Hasani, ish-hendbollisti i dalluar gjilanas

Ka ndërruar jetë Sali Hasani, njëri prej hendbollistëve të dalluar nga qyteti i Gjilanit.

I lindur në vitin 1944, Hasani ka luajtur për shumë vjet për Dritën e Gjilanit, duke dhënë kontribut në zhvillimin e hendbollit në atë regjion. Me skuadrën gjilanase ka arritur suksese të ndryshme.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hasani dhe gjithë hendbollistëve dhe hendbolldashësve në qytetin e Gjilanit. /Kosova.info/


Go to TOP