Demelezi: Siguria ushqimore dhe mbrojtja e fermerëve prioritet i MBPZhR

Ministri në detyrë i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes, këshillimit dhe sigurimit të fermerëve dhe përpunuesve. Ai ka nënvizuar se siguria e inputeve bujqësore dhe respektimi i standardeve janë themeli i politikave zhvillimore të ministrisë, për të garantuar shëndetin e konsumatorëve dhe konkurrencën lojale në treg.

Në kuadër të kësaj përkushtimi, MBPZhR, në koordinim me MMPHI-në dhe MINT-in, ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektimi mbi menaxhimin e produkteve kimike, me fokus te pesticidet dhe biocidet. Gjatë këtij procesi janë identifikuar parregullsi serioze dhe janë konfiskuar rreth 15 ton substanca të dyshimta që nuk përputheshin me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Ministri Demelezi ka bërë të ditur masat e ndërmarra: konfiskimi i kimikateve të palejuara, shfuqizimi i lejeve të importit të kundërligjshme, rritja e inspektimeve dhe koordinimi ndërinstitucional. Ai ka theksuar se çdo shkelës i ligjit do të përballet me drejtësinë dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim maksimal mes institucioneve dhe aktorëve të fushës për të garantuar ushqim të sigurt, fermerë të mbrojtur dhe një bujqësi të qëndrueshme. /Kosova.info/


Go to TOP