Osmani: Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës.

Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti.

Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite. /Kosova.info/


Go to TOP