Ymeri: Sanimi i rrjedhjes së ujit në bllokun A5 po i kushton Kosovës afro çerek milioni euro për 24 orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për ndaljen e bllokut A5 për shkak të sanimit të rrjedhjeve të ujit, duke theksuar koston e lartë financiare që kjo ndalesë po i shkakton Kosovës.
“Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit. A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal”, ka deklaruar Ymeri.
Ajo ka theksuar se energjia e munguar po blihet në bursa ndërkombëtare me çmime të larta. “Me çmimin e megavatit në bursë ALPEX për nesër mesatar është 68 euro, në bursën HUPX 145 euro. Për 24 orë me anë të bursave, minimalisht 200 mijë euro blerje rryme”, ka thënë ajo.
Sipas Ymerit, kjo situatë po dëmton rëndë interesin publik. “Kështu ikin paratë dhe e ardhmja jonë, përderisa QKUK harrnohet e nuk rinovohet, ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e katërt të energjisë elektrike”, ka përfunduar ajo. /Kosova.info/
