Liverpool në avantazh në raport me Chelsea për shërbimet e Jacquet

Liverpool është shumë pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Rennes, Jeremy Jacquet duke ia rrëmbyer marrëveshjen Chelsea në momentet e fundit të afatit kalimtar.

“Reds” kanë zhvilluar negociata në heshtje, ndërsa Chelsea po përpiqej ta sillte lojtarin në Londër. Edhe pse deri të dielën në mbrëmje në kampin e Chelsea kishte ende shpresë për një kthesë, Liverpool tani ka avantazh të qartë dhe beson se transferimi është praktikisht i mbyllur.

Liverpool ka paraqitur një ofertë prej gjashtëdhjetë milionë funta dhe ka bindur lojtarin me një plan të qartë zhvillimi drejt ekipit të parë. Ndryshe nga Chelsea, e cila ka një skuadër shumë të gjerë dhe shpesh huazon lojtarët e rinj, Liverpool ofron më pak konkurrencë në repartin e mbrojtjes.

Jacquet pritet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor të hënën. Edhe pse marrëveshja do të finalrë, ai do t’i bashkohet Liverpool pas përfundimit të sezonit aktual. Për mbrojtësin njëzet vjeçar është propozuar një kontratë pesëvjeçare.


Go to TOP