Sadiku: 730 milionë euro tenderë njëburimorë – model qeverisjeje, jo rastësi

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se pas një kontrolli të thjeshtë në platformën e-Prokurimi, ka analizuar vetëm tenderët njëburimorë, përkatësisht procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit të kontratës, për periudhën janar 2021 – janar 2026.

Ai ka bërë të ditur se nga filtrat i ka larguar komunat dhe institucionet komunale duke mbetur vetëm institucionet qendrore, me mundësinë që ndonjë institucion të jetë harruar. Po ashtu, Sadiku ka sqaruar se i ka përjashtuar njoftimet B10 dhe B52, si dhe njoftimet për anulim dhe nënshkrim kontratash.

Sipas tij, rezultati i këtij kontrolli tregon se janë dhënë gjithsej 2,704 tenderë njëburimorë nga institucionet qendrore, me një vlerë totale rreth 730 milionë euro.

“730 milionë euro pa garë reale. Pa ose pak konkurrencë. Kjo nuk është ‘rastësi administrative’. Kjo është model qeverisjeje”, ka shkruar Sadiku duke e cilësuar situatën si “shumë interesante”. /Kosova.info/


Go to TOP