Kajtazi: LDK në “luftë” me Thaçin, pushtetin ia dhanë Vjosës dhe Kurtit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar ashpër qasjen politike të LDK-së duke thënë se i pëlqen “lufta” e saj me Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.

Sipas Kajtazit, problemi qëndron në faktin se disa nga këta “luftëtarë” politikë harrojnë një realitet të thjeshtë: Hashim Thaçi nuk është as president e as kryeministër i vendit.

Ai thekson se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila sipas tij e ka “dërrmuar” LDK-në politikisht, është zgjedhur me votat e deputetëve të kësaj partie. Po ashtu, Albin Kurti ka fituar edhe një mandat qeverisës me mbi 51 për qind të votave, sërish me mbështetjen vendimtare të votave të LDK-së.

“Ja pse Albini është ‘pn’ – sepse nuk ka më nevojë të merret me kundërshtar politik. Mbase ata as nuk ekzistojnë më,” përfundon Kajtazi duke vënë në pikëpyetje rolin dhe peshën aktuale të LDK-së në skenën politike të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP