Ekipet emergjente po intervenojnë në 7 raste në Prishtinë
Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Prishtinë. Kështu është thënë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Në njoftim thuhet se ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.
Qytetarëve u kërkohet të kenë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo rast emergjent në numrat 0800 122 33 ose 0800 122 44.
“Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm”, thuhet tutje ne njoftim. /Kosova.info/
