Kosova U18 përfundon kampanjën e kualifikimeve të Kampionatit Evropian
Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll, ka përmbyllur pjesëmarrjen e saj në fazën e grupeve të Kualifikimeve të Kampionatit Evropian CEV U18 2026, pas humbjes ndaj Turqisë me rezultat 3:0, në një ndeshje të zhvilluar në Podgoricë, në palestrën SC Verde.
Turqia e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke dominuar setin e parë dhe e fituar atë me rezultat 25:8. Kombëtarja e Kosovës tregoi më shumë rezistencë në setin e dytë, por përvoja e kundërshtarit bëri diferencën, dhe seti përfundoi 25:11.
Edhe seti i tretë pati të njëjtin ritëm, me Turqinë që e mbylli me rezultat të pastër 25:11, duke fituar ndeshjen 3:0.
Megjithatë, përvoja e fituar në këtë turne me nivel të lartë evropian është e çmuar për të rinjtë e Kosovës.
Ky turne në Podgoricë përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e brezit të ri të volejbollistëve të vendit dhe ofron një bazë të fortë për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
