Fadil Aliu angazhohet në terren në nisjen e takimeve elektorale të LDK-së
Dega e Parë e Kodrës së Trimave ka nisur ciklin e takimeve elektorale nëpër nëndegë, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet nacionale dhe mbështetjes për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Takimet e para do të mbahen më 18 dhjetor. Në ora 18:00, aktiviteti zhvillohet në Shkollën Fillore “Asim Vokshi” në Kodra e Trimave, ndërsa në ora 20:00, takimi vazhdon në Shkollën Fillore “Ali Kelmendi” në Barilevë.
Në këto takime pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili do të bashkohet me qytetarët për të diskutuar vizionin për zhvillimin e Prishtinës dhe të Kosovës.
Organizatorët kanë ftuar anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë që të marrin pjesë dhe të angazhohen në procesin zgjedhor, në mbështetje të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në këtë kuadër, janë përmendur edhe kandidaturat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe e kandidatit për deputet, Fadil Aliu.
