MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka sjellë momente nga hapja e ekspozitës “Shtëpi” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, QAFA.

“‘Shtëpi’ sjell punë të reja nga laureatët e edicionit të parë të programit të rezidencës, në partneritet me Cité internationale des arts: Kreshnik Arifi, Renea Begolli dhe Lumturie Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Ekspozita, e kuruar nga Hana Halilaj, do të qëndrojë e hapur deri më 19 shkurt 2026. /Kosova.info/


Go to TOP