Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore
Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore ka marrë dritën jeshile nga Qeveria në detyrë.
Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike, ka bërë të ditur ekzekutivi përmes një njoftimi për media.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Qeverisë së Kosovës për mbledhjen e 279 për këtë mandat qeverisës e mbajtur në mënyrë elektronike. /Kosova.info/
