Festim Kabashi nis fushatën nga Korisha: Politika është shërbim, jo privilegj
Kandidati i LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, Festim Kabashi, e ka nisur sonte rrugëtimin e tij zgjedhor nga Korisha, vendlindja e tij, ku është pritur me ngrohtësi nga Nëndega e LDK-së dhe banorët e zonës.
Kabashi tha se ky takim nuk ishte thjesht një aktivitet politik, por një rikthim te rrënjët, te njerëzit me të cilët ka ndarë kujtime, vlera dhe besim. Ai theksoi se politika duhet të mbetet shërbim për qytetarët dhe jo privilegj personal.
“Sonte në Korishë mora forcë dhe motiv shtesë. Besimi ndërtohet me kohë, me qëndrueshmëri dhe me përkushtim të sinqertë ndaj njerëzve,” u shpreh Kabashi duke falënderuar bashkëvendasit për pritjen e ngrohtë.
Ai u zotua se këtë rrugë do ta vazhdojë me përgjegjësi dhe përulësi duke shtuar se besimi i marrë nga Korisha është nxitje për të punuar edhe më shumë për të ardhmen e Kosovës.
Kabashi garon me numrin 41 në listën e LDK-së me numrin 123 në fletëvotim. /Kosova.info/
