PSHDK në Viti mbështet fuqishëm koalicionin parazgjedhor me VV-në: Hap i përgjegjshëm dhe vizionar

Kryesia e Degës së PSHDK-së në Viti ka shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PSHDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke e vlerësuar këtë vendim si një hap të menduar mirë, të përgjegjshëm dhe të orientuar qartë drejt së ardhmes politike të vendit.

Sipas njoftimit, ky koalicion i shpallur hapur para qytetarëve synon të sigurojë transparencë të plotë dhe t’u ofrojë votuesve një platformë të qartë politike para se të shkohet në zgjedhje. Partitë pjesëmarrëse e konsiderojnë këtë bashkëpunim si garantues të stabilitetit politik, sinergjisë programore dhe orientimit të përbashkët drejt interesit qytetar.

PSHDK thekson se ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga parimet e sinqeritetit, korrektësisë dhe respektit ndaj votës së qytetarëve dhe se ky koalicion përfaqëson vazhdimësinë e këtyre vlerave. Kryesia e Degës në Viti theksoi se bashkësia e strukturave të PSHDK-së në këtë komunë qëndron e unifikuar dhe e vendosur për të mbështetur marrëveshjen parazgjedhore duke kontribuar në një proces zgjedhor të drejtë, të qartë dhe me vizion të përbashkët për zhvillimin e vendit.

Njoftimi mbyllet me konfirmimin se PSHDK në Viti mbetet e angazhuar për një kulturë politike më bashkëpunuese dhe për një ofertë të përbashkët që u përgjigjet nevojave dhe aspiratave të qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP