Oda Ekonomike Shqiptare prezanton projektin strategjik “Hekurudha Nëntokësore Prishtinë-Tiranë” për 28 nëntorin

Për nder të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, Oda Ekonomike Shqiptare, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Hyzer Gashi, publikoi për herë të parë projektin strategjik “Hekurudha Nëntokësore Prishtinë–Tiranë”, një iniciativë moderne që synon të transformojë lëvizjen, ekonominë dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.

Ky projekt, i bazuar mbi masterplanet ekzistuese të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon një linjë hekurudhore nëntokësore me gjatësi rreth 106 km, që do të lidhë dy kryeqytetet shqiptare duke përdorur teknologjinë më të avancuar të transportit. Sipas vlerësimeve teknike, udhëtimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të zgjasë vetëm 25–32 minuta, ndërsa investimi i nevojshëm llogaritet të jetë midis 12.7 dhe 31.8 miliardë euro, në varësi të skenarëve të zbatimit dhe specifikave teknike të tuneleve nëntokësore.

Ky projekt synon të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e infrastrukturës evropiane të avancuar, duke krijuar mundësi për financime ndërkombëtare, partneritete strategjike dhe rritje të qarkullimit ekonomik.

Në këtë ditë të shenjtë të unitetit kombëtar, Oda Ekonomike Shqiptare riafirmon përkushtimin e saj për projekte që afrojnë shqiptarët, forcojnë ekonominë dhe ndërtojnë të ardhmen e përbashkët. /Kosova.info/

Go to TOP