Prishtina siguron 28 milionë euro hyrje për vitin 2024, Rama kërkon miratim të mjeteve të bllokuara
Asambleja e Kryeqytetit miratoi sot buxhetin e hyrave për vitin 2024 në vlerë prej 28 milionë eurosh. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij vendimi dhe u bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë alokimin e mjeteve të votuara.
Rama përmendi gjithashtu se 25 milionë euro të hyrave vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar, që nuk kërkojnë procedura shtesë në Asamble, mbeten të bllokuara dhe varen vetëm nga vullneti i ministrit në detyrë për miratim.
Ai theksoi nevojën për transparencë dhe përmbushje të angazhimeve për të mundësuar funksionimin e plotë të shërbimeve komunale në kryeqytet. /Kosova.info/
