Politika në Kosovë: Zgjedhjet nuk mjaftojnë pa vizion shtetëror

Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi vlerëson se çdo lëvizje në skenën politike dhe partiake të Kosovës është thjesht aksion për zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të zgjidhin problemin më të madh të vendit-mungesën e vizionit për të finalizuar shtetin. Ai thekson se shumica e politikanëve sot fokusohen vetëm tek ruajtja e status quos dhe marrja e rrogës nga shteti.

Lushi thekson se nuk ka hapësirë për parti të reja, pasi populli është i lodhur dhe i dërmuar. Ai sugjeron se katalizatori i vetëm që mund të shkundë situatën është lirimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga Haga duke supozuar se ky ka pasur kohë për reflektim mbi gabimet dhe devijimet sistemore gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Ai paralajmëron se nëse kastat politike aktuale nuk reflektojnë dhe nuk ndryshojnë, e ardhmja afat-mesme mund të sjellë zgjidhje radikale, me pasoja më së shumti për vetë politikanët. Reforma, sipas Lushit, është e mundur, por kërkon vizion, strategji dhe tejkalim të provincializmit. /Kosova.info/

Go to TOP