Dogana asgjëson shumë shamponë të kësaj marke: Ishin fals, të rrezikshme për shëndetin
Dogana e Kosovës, njofton se ka asgjësuar 324 pako me shampon të markës ‘Hobby’ për shkak se ishin të falsifikuara dhe rrezikonin shëndetin e njerëzve.
Njoftimi i Doganës:
“Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës “HOBBY”
Doganat e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampona) të falsifikuara të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithësej 324 pako.
Produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës. Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.
Doganat e Kosovës, mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.
Ftojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
