80 prokurorë të angazhuar për rundin e dytë të zgjedhjeve

Rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë caktuar nga Zyra e Kryeprokurorit për rundin e dytë të zgjedhjeve të 9 nëntorit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeprokurorit ka bërë të ditur se prokurori i shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor, derisa ka bërë thirrje për raportim për çfarëdo dyshimi për  keqpërdorim ose manipulim të votave.

Go to TOP