Përparim Rama me grip, por do të marrë pjesë në “Debat Plus” – konfirmon shtabi i LDK-së për Kosova.info

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është duke u përballur me një gjendje gripale, raporton Kosova.info.

Burime brenda LDK-së kanë konfirmuar se Rama ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik. Ai po qëndron në shtëpinë e tij dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Nga shtabi i LDK-së është bërë e ditur për Kosova.info se pavarësisht gripit, Përparim Rama do të marrë pjesë sonte në emisionin “Debat Plus”, ashtu siç ishte paraparë./Kosova.info/

Go to TOP