Specialja flet për letrën e Kurtit dhe thotë se gjykatësit janë të pavarur

Gjykata Speciale ka konfirmuar se në shtator të 2022-së kishte pranuar një letër nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë të ditur se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, i është përgjigjur Kurtit duke sqaruar se vendimet për paraburgim merren nga paneli kompetent i gjykatësve në secilin rast.

“Një letër e Kryeministrit Kurti u dërgua Presidentes në shtator 2022 dhe ajo ka reaguar ndaj kësaj letre. Në përgjigjen e saj, kryetarja ka theksuar se Dhomat Speciale të Kosovës (DhSK) dhe gjykatësit janë të pavarur në funksionimin e tyre dhe se po zhvillojnë gjykime brenda kuadrit ligjor të DhSK-së dhe sipas standardeve më të larta të të drejtave të njeriut”. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet për paraburgim merren nga paneli kompetent i gjykatësve në secilin rast, dhe jo nga Presidentja”, ka thënë sot në informimin javor për media Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle.


Go to TOP