Familja Selimi mirëpret Kurti në pesë vjetorin e burgosjes së Rexhep Selimit

Si çdo 5 nëntor, edhe këtë vit, familja e komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka pritur në vizitë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ministra, deputetë dhe bashkëpunëtorë të afërt.

Shqipe Selimi, bashkëshortja e tij, ka falënderuar në emër të gjithë familjes Selimi për mbështetjen dhe respektin e treguar ndër vite ndaj figurës së komandantit dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës.

“Si çdo 5 nëntor, edhe sot mirëpritëm për vizitë kryeministrin Albin Kurti, ministra, deputetët dhe bashkëpunëtorë, të cilët i falënderoj në emër të familjes Selimi. Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë të gjithë ata që tash e pesë vite me radhë na kanë dhënë mbështetjen e tyre. Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhën tonë.”

Vizita e sotme u zhvillua në shenjë nderimi për kontributin e ish-komandantit të UÇK-së dhe deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili aktualisht po përballet me procesin gjyqësor në Hagë, bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së. /Kosova.info/

Go to TOP