Mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej” për xhirimet e filmit “Dua” nga Blerta Basholli

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej”, kjo pasi do të realizohet një skenë e filmit “Dua” me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.

Bëhet e ditur se mbyllja do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Go to TOP