Cilat koalicione për Qeveri të Kosovës i preferojnë votuesit e partive?
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Këtu e kemi matjen e fundit të qershorit nga omnibus e cila e trajton detajisht për preferencat e votuesve të partive dhe tregon se cilat koalicionet janë më të preferuarat për votuesit.
Në përgjithësi, elektorati në Kosovë është i ndarë mes dy kampeve të mëdha. Një kamp i grupuar nga ish partitë opozitare dhe pa LVV që përbëhet nga PDK-LDK-AAK-NISMA. Ndërsa kampi tjetër i grupuar tek partitë qendër e majtë: LVV-LDK-NISMA.
Gati 20% e të gjithë votuesve kërkojnë zgjedhje të reja duke sinjalizu për mungesë besimi në koalicionet ekzistuese… Ndërsa rreth 10% janë të papërcaktuar për koalicionet.
Nëse kishim nxejë apo shquar një mesataren të preferencave të votuesve të partive atëherë rezulton që koalicioni i ish opozitës ka 35.50% përkrahje ndërsa ai i LVV-së 20.05%. Kjo nuk e përcakton objektivisht përkrahjen për shkak se partitë kanë peshë të ndryshme por tregon nëse partitë kishin qenë të barabarta si kishin me vendosë.
Kjo ndodhë për shkak të përcaktimit të vendosur të votuesve të PDK dhe AAK (mbi 50% janë për një koalicion pa LVV) ndërsa gjithashtu ndikon edhe ndarja në dy-tri kampe e votuesve të LDK-së mes atyre që preferojnë koalicion me LVV, me PDK-AAK-Nisma dhe atyre që dëshirojnë zgjedhjet të reja apo janë të papërcaktuar.
Disa observime të përgjithshme:
1. Votuesit e LVV-së më së shumti preferojnë një koalicioni LVV-LDK-NISMA (39%), ndërsa është me rëndësi që 18.7% duan zgjedhje të reja, që ndoshta tregon një sinjal të qartë për lodhje nga situata dhe bllokada aktuale.
2. Votuesit e PDK-së duken më të bashkuar. 56.2% preferojnë koalicionin nga ish partitë e opozitës apo një koalicion pa LVV-në. Koalicion me përkrahje prej 56% është ai mes PDK-LDK-AAK-NISMA duke e refuzua kategorikisht një bashkëpunim me LVV. 97.8% e votuesve të PDK nuk preferojnë koalicion me LVV.
3. Votuesit e LDK-së janë të ndarë mes dy opsioneve. Opsioni LVV-LDK-NISMA preferohet me 33.7% ndërsa ai me LDK-PDK-AAK-NISMA me 26.3%). Interesant që 35% e votuesve të LDK-së nuk e preferojnë asnjërin koalicion dhe dëshirojnë zgjedhje të reja (19.30%) dhe janë të papërcaktuar (15.70%).
4. Votuesit e AAK-Nisma janë fuqishëm të përcaktuar për bllokun ish opozitar me një përkrahje prej 57.5% për koalicionin PDK-LDK-AAK-NISMA.

