Muhaxheri: Rritja e pagës minimale në 500 euro është më shumë lëvizje elektorale se ekonomike

Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka komentuar për Kosova.info diskutimet për rritjen e pagës minimale në Kosovë në vlerën prej 500 eurosh duke e cilësuar atë si një masë më shumë politike sesa ekonomike.

Sipas Muhaxherit, ndonëse efekti pozitiv i këtij vendimi do të ndihet te qytetarët me të ardhura të ulëta, të cilët do të kenë më shumë para në dispozicion, masa pritet të rrisë kostot për bizneset dhe të krijojë presion shtesë inflacioni në treg.

“Rritja e pagës minimale në 500 euro në Kosovë duket më shumë si lëvizje elektorale. Efekti pozitiv shikohet tek qytetarët me të ardhura të ulëta, që marrin më shumë para në xhep, por mund të rrisë kostot për bizneset dhe të krijojë presion inflacioni. Në këtë kontekst, masa ka shumë më shumë vlera politike sesa ekonomike, pasi synon të rrisë mbështetjen elektorale para zgjedhjeve,” ka deklaruar Muhaxheri. /Kosova.info/


Go to TOP