Çeku: Pas tre vitesh pritjeje, Banka Qendrore ka liruar 400 mijë eurot e mia të bllokuara
Gazetari Fitim Çeku ka bërë të ditur sot se pas tre vitesh pritjeje dhe, siç e cilëson ai, “padrejtësie”, janë liruar 400 mijë eurot e tij që kishin qenë të bllokuara në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
“Sot një lajm i mirë, pas 3 vitesh pritjeje dhe padrejtësi, paratë e mia prej 400 mijë euro në Bankën Qendrore të Kosovës tani janë liruar,” ka shkruar Çeku.
Ai ka theksuar se ndalimi i mjeteve financiare ka qenë një ndjekje e panevojshme dhe e pajustifikuar ndaj një gazetari duke sqaruar se mjetet rridhnin nga një biznes në New York dhe nuk kishin asnjë arsye ligjore për t’u bllokuar.
“Paratë nga një biznes në New York nuk mund të jenë të ndaluara. Ky ishte një gabim i madh,” ka shtuar Çeku duke bërë të ditur se tashmë do t’i nënshtrohet disa procedurave teknike ligjore që pritet të zgjasin disa javë. /Kosova.info/
