Osmani uron udhëheqësin e ri të Malavit dhe rikonfirmon bashkëpunimin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Arthur Peter Mutharika për marrjen e detyrës si president i ri i Malavit.
Në urimin e saj, Osmani i ka dëshiruar çdo sukses në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të qëndrueshëm. Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar të thellojë marrëdhëniet dypalëshe me Malavin.
“I urova çdo sukses në udhëheqjen e vendit të tij drejt prosperitetit të qëndrueshëm. Kosova mbetet e përkushtuar të thellojë marrëdhëniet dypalëshe me Malavin dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, për përfitimin e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në X. /Kosova.info/
I congratulated the new President of Malawi, Prof. Arthur Peter Mutharika, on assuming office. 🇽🇰 🤝 🇲🇼
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 16, 2025
I wished him every success in leading his country towards continued prosperity. Kosovo remains committed to deepening our bilateral relations with Malawi and to strengthening… pic.twitter.com/nAzqQzQ5mi
