Kosova trajtoi 526 mijë ton mbeturina në 2024, me rritje prej 1,5%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për trajtimin e mbeturinave gjatë vitit 2024, sipas të cilave në vend janë trajtuar dhe deponuar gjithsej 526 143 ton mbeturina, një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023, kur kjo sasi ishte 518 592 ton.
Nga kjo sasi, 502 917 ton ose 95,6% janë mbeturina të deponuara, kryesisht nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e përditshme. Mbeturinat e ricikluara arrijnë 22 014 ton (4,2%), ndërsa 1 212 ton (0,2%) janë mbeturina të sterilizuara, kryesisht medicinale dhe spitalore.
Sipas përbërjes, mbeturinat e trajtuara në 2024 ishin: letër dhe karton 49,8%, metale 28%, plastikë 17% dhe mbeturina medicinale/spitalore 5,2%.
Deponia sanitare e Mirashit në Prishtinë pranoi sasinë më të madhe të mbeturinave të deponuara – 190 513 ton, që përbën 37,9% të totalit të vendit. Në tërësi, mbeturinat e deponuara në deponitë e licencuara shënuan një rritje prej 2,6% krahasuar me një vit më parë.
Ky raport tregon se, megjithëse riciklimi po rritet gradualisht, pjesa më e madhe e mbeturinave ende depozitohet duke nxitur nevojën për politika më të forta të menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. /Kosova.info/
