Kuvendi i Kosovës vazhdon nesër seancën konstituive
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër (e premte, 10 tetor 2025) seancën konstituive, me fillim nga ora 10:00 në sallën plenare, shkruan Kosova.info.
Sipas rendit të ditës, pika e katërt e seancës parasheh zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Ky hap shënon vijimin e procesit të konstituimit të plotë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.
